U plagos gjatë protestës, polici i nënshtrohet ndërhyrjes së parë kirurgjikale
Euronews Albania mëson se punonjësi i Policisë me iniciale F.A që u plagos në protestën e djeshme në kryeqytet, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
36-vjeçari ka kryer një operacion në shërbimin e Okulistikës, por dëmtimit të rëndë në sy.
Referuar mjekëve që kryen ndërhyrjen, efektivi do t’i nënshtrohet një ndërhyrje të dytë, pasi prognoza është mjaft e rëndë.
Qindra qytetarë dolën dje në protestë për ekzekutimin e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i Policisë së Shtetit.
Me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Sandër Lleshaj, protesta u shoqërua edhe me tensione, ku prej përplasjeve fizike 16 punonjës të rendit mbetën të lënduar.
Për këtë protestë policia ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim 8 të tjerë.
Ndërkohë pasditen e sotme pritet të zhvillohet një tjetër protestë pranë ministrisë së Brendshme.
Lexoni gjithashtu:
Vrasja e Klodian Rashës, avokati: Policia ndihmoi efektivin, akuza duhet të ishte ‘Vrasje me dashje’
Publikohet ekspertiza paraprake, Rasha s’ka plumb në kokë, polici ka qëlluar dy herë
Ish-drejtuesi i Policisë: Efektivi vrau me dashje Klodian Rashën, nuk pati sulm nga ana e viktimës
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta