Debati për ndryshimin e adresave, gjendja civile i përgjigjet KQZ-së: Nuk ka lëvizje pa kërkesa
Nuk ka asnjë mundësi që qendrat e votimit të ndryshohen pa pasur fillimisht një kërkesë nga ana e vetë qytetarit.
Pohimi erdhi nga Drejtoria e Gjendjes Civile pas pyetjeve që drejtoi KQZ, si reflektim i shqetësimit nga opozita.
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile i është përgjigjur 10 pyetjeve nga KQZ, për problematikat e ngritura ditët e fundit në lidhje me ndryshimin e adresave të qytetarëve.
Pretendimet se këto ndryshime mund të ndikojnë zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit, Drejtoria e Gjendjes Civile i ka hedhur poshtë, duke theksuar se nuk ka asnjë rast të tillë që mund të ketë ndodhur pa pasur një kërkesë nga ana e vetë qytetarëve.
Sipas letrës nga Drejtoria e Gjendjes Civile, nuk ekziston asnjë mundësi që zgjedhësit të jenë në listat e një qarku për efekt zgjedhjesh, dhe njëkohësisht në një qark tjetër në ekstraktin e popullsisë.
Kjo çështje u ngrit fillimisht nga Partia Demokratike, e cila akuzoi ministrinë për ndryshime të listave zgjedhore, duke ia shtruar më pas si pyetje edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Lexoni gjithashtu:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta