Seanca për ish-liderët e UÇK-së, përplasje argumentesh mes prokurorisë e mbrojtjes për lirimin e Thaçit

10 Dhjetor 2020 | 11:15

Mbrojtja e ish-Presidentit Hashim Thaçi, një javë më parë dorëzoi tek gjyqtari i Procedurës Paraprake parashtresën prej 28 faqesh, me argumentet kundër pretendimeve të prokurorisë.

Kjo e fundit kërkon që Thaçi të mbetet në paraburgim, duke deklaruar se çdo masë tjetër, përbën rrezik për procesin por mbrojtja kundërshton duke kërkuar lirim të përkohshëmish-presidentit.

Avokati David Hooper shkruan në parashtresë se Thaçi është i gatshëm t’u përmbahet kushteve të Gjykatës si arresti shtëpiak, dorëzimi i dokumenteve të udhëtimit, mos paraqitja në media apo aktiviteti politik, e nëse është e nevojshme edhe jeta në një shtet fqinj apo të tretë.                                                                                                                       

Për të gjitha mbrojtja risjell si argumente se Thaçi ishte ai që insistoi në themelimin e Dhomave të Specializuara.

Avokati britanik si argument tjetër përmend edhe letrën që ish-presidenti i kishte dërguar Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Letra është pjesë e  kërkesës së kryeprokurorit Jack Smith për lëshimin e urdhërarrestit ndaj Thaçit.

Avokati Hooper pyet se përse letra është përmendur në kërkesën e prokurorit Jack Smith, kur sipas tij, përmbante vetëm shqetësime legjitime lidhur me drejtimin që po e merrte Gjykata Speciale.

Në kërkesën parashtruar për lirimin me kusht të Thaçit, avokati  përmend edhe paralajmërimin e prokurorit  për burgim të përjetshëm. Hooper shkruan se kjo është e gabuar dhe se është përdorur vetëm si mjet për ta arsyetuar paraburgimin.

parashtresën e prokurorit i cili kërkon që ish presidenti Thaçi të mbetet në paraburgim, shkruan se Thaçi punësoi si këshilltarë dëshmitarët e mundshëm të Gjykatës Speciale.

Avokati Hooper hedh poshtë pretendimet e prokurorit se Thaçi ka emëruar Sylejman Selimin si  këshilltar qeveritar duke argumentuar se këtë e ka bërë ish-kryeministri Ramush Haradinaj, kurse për emërimin e Rrustem Mustafës, vetë Thaçi e ka shpjeguar gjerë e gjatë, kur është intervistuar nga Prokuroria.  

Pretendim tjetër i prokurorit që Thaçi të mbetet në paraburgim është edhe emërimi i Driton Lajçit në krye të Divizionit për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

Sipas pretendimeve të kryeprokurorit Smith, Lajçi u kishte shërbyer vetëm interesave të Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Hashim Thaçi dha dorëheqjen nga posti i Presidentit më 5 nëntor kur edhe u publikua aktakuza për krime lufte ndaj tij.

 

Lexoni gjithashtu: 

Ngërçi politik në Kosovë, ‘presidenti’ po e çon vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Negociatat për zgjedhjen e Presidentit të ri në Kosovë një ekuacion i vështirë

https://euronews.al/kosove/2020/12/05/specialja-fakton-akuzen-publikohen-ngjarjet-ku-ish-komandantet-dyshohen-se-kryen-krime-lufte

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026