Telashe për mandarinën, breshëri dhe pandemia çojnë në prag falimentimi fermerët
Prodhimi i mandarinës këtë vit është rritur në rajonin Xarrë-Konispol, por tregtimi i saj është i vështirë.
Efektet e pandemisë globale, e cila paralizoi tregjet brenda dhe jashtë vendit, e deri te stuhia e breshërit që disa javë më parë, kanë qenë disa prej shkaqeve që kanë sjellë një stinë të mbrapshtë.
Fermerët tregojnë se ky sezon mund quhet i mbyllur dhe me humbje ndërkohë që presin mbështetje nga shteti.
Sokol Porro është një nga fermerët që prej vitesh investon në kulturën e mandarinave. Ai e shikon me shqetësim këtë sezon të prodhimit, dhe nëse nuk ka mbështetje nga shteti mendon të emigrojë diku jashtë Shqipërisë për punë.
Por Dhimitër Kote, fermer i kësaj zone, njëherësh dhe zv. ministër i bujqësisë tregon se për të parandaluar dëmet e këtij lloji duhet të mbulohen me rrjeta të gjitha parcelat e mbjella me mandarina, si dhe futja e tyre ne skemën e sigurimit.
Në rajonin Xarrë-Konispol këtë vit pritet të prodhohen rreth 50 mijë tonë mandarina.
Tregëtimi i këtij prodhimi këtë vit duket i vështirë dhe disa herë më i ulët nga vitet e kaluara.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta