Turqi, qindra sirianë në protestë jashtë konsullatës ruse

30 Dhjetor 2019 | 13:33

Qindra protestues janë mbledhur jashtë konsullatës ruse në Stamboll të dielën, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund sa më parë bombardimeve ajrore dhe tokësore të forcave qeveritare siriane në provincën lindore të Idlibit.

Policia turke nuk i ka lejuar protestuesit të afrohen tek konsullata ruse, por lejoi një grup prej tyre të vendosnin një banderolë ku shkruhej: “Mbi 30 mijë fëmijë të vrarë nga Rusia dhe regjimi Assadit”.

Që nga mesi i dhjetorit, forcat e qeverisë siriane dhe aleatët e tyre nga Rusia kanë shtuar sulmet në Sirinë verilindore. Në vetëm dy javë 230 mijë njerëz janë zhvendosur nga vendbanimet e tyre.

OKB-ja ka paralajmëruar për rreziqet e një krize humanitare përgjatë kufirit turk, teksa njerëzit vazhdojnë të largohen nga zonat në konflikt.

Për shkak të një vale të fundit refugjatësh sirianë në kufirin turk, Turqia ka nisur një delegacion në Moskë për të arritur një marrëveshje armëpushimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti

Autoriteteve britanike ka të ngjarë t’u duhet një vit për të përfunduar hetimet e tyre ndaj vëllait të vogël të Mbretit Charles, Andrew Mountbatten-Windsor, dhe...
19:58 | 04/06/2026

Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor

Hezbollahu nisi sulme ndaj trupave izraelite që operojnë në Libanin jugor në ditën e parë të një armëpushimi të brishtë të ndërmjetësuar nga Shtetet e...
19:56 | 04/06/2026

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026