Hysaj sërish me COVID, kapiteni i Shqipërisë dhe Amir Rrahmani konfirmohen pozitiv

10 Dhjetor 2020 | 12:53

Elseid Hysaj dhe Amir Rramani kanë rezultuar sërish të prekur nga COVID-19.

Edhe pse dy mbrojtësit e kanë kaluar infeksionin më parë, tamponët e kryer para ndeshjes me Real Sociedad kanë treguar se dy lojtarët shqiptar rezultojnë sërish pozitiv.

Klubi i Napolit përmes një komunikate ka njoftuar se futbollistët e prekur janë në izolim dhe do të presin përgjigjet e tamponit të radhës, pasi ekziston mundësia e gabimit të testit.

Hysaj doli pozitiv me COVID gjatë grumbullimit të Kombëtares dhe udhëtoi drejt Italisë pasi u negativizua, por tamponi i kryer së fundmi tregoi se ai është mbartës i COVID.

Të njëjtën situatë kaloi edhe ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Amir Rrahmani gjatë grumbullimit me kombëtaren që përfaqëson. 

 

Lexoni gjithashtu: 

Kapiteni i përfaqësueses, Elseid Hysaj, shërohet nga COVID-19

Kapiteni i përfaqësueses Elseid Hysaj me COVID-19

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026