Hetimet për vrasjen e Klodian Rashës, Prokuroria kërkon ‘arrest me burg’ për efektivin

10 Dhjetor 2020 | 13:11

Një takim urgjent është duke u zhvilluar tani në Prokurorinë e Tiranës mes drejtorit të Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe strukturave të tjera hetimore, për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Mësohet se drejtori i SHÇBA-së dhe strukturat e tjera hetimore, po analizojnë ngjarjen me detaje si dhe po nxjerrin detyrat për hetimin objektiv te çështjes.

Ndërkohë është dërguar në gjykatë nga ana e Prokurorisë kërkesa për caktim masë sigurimi personal “arrest ne burg”, për efektivin me iniciale N.H.

Klodian Rasha u vra me armë zjarri tre ditë më parë nga një efektiv i forcave “Shqiponja” në zonën e Laprakës në Tiranë. 

Për këtë ngjarje të rëndë qindra qytetarë dolën dje në protestë.

Me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Sandër Lleshaj, protesta u shoqërua edhe me tensione, ku prej përplasjeve fizike 16 punonjës të rendit mbetën të lënduar.

Për këtë protestë policia ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim 8 të tjerë.

Ndërkohë pasditen e sotme pritet të zhvillohet një tjetër protestë pranë ministrisë së Brendshme.

Lexoni gjithashtu:

Publikohet ekspertiza paraprake, Rasha s’ka plumb në kokë, polici ka qëlluar dy herë

Të rinjtë e FRPD-së protestë për vrasjen e Klodian Rashës: Lleshaj të japë dorëheqjen

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026