Dyshohet se u vranë me armë, gjenden të vdekur dy vëllezër në Maliq

10 Dhjetor 2020 | 13:22

Vëllezërit Andrea dhe Martin Olldashi, të moshës 31 dhe 33 vjeç, u gjetën mesditën e sotme të vdekur në një fshat rreth 10 kilometra në veri të Maliqit në qarkun e Korçës.

Të afërmit e tyre i kishin deklaruar të zhdukur, pasi prej tre ditësh nuk ishin kthyer në shtëpinë e tyre në Pogradec.

Policia tha se ata dyshohet të jenë vrarë me armë në fshatin Zvirinë të Maliqit. Autoritetet po hetojnë për të zbardhur itinerarin e lëvizjeve të dy vëllezërve dhe autorët e mundshëm të vrasjes.

Momentalisht kufomat e dy të vëllezërve ndodhen në morgun e Korçës ku pritet t’u bëhet analiza mjeko-ligjore për të kuptuar më mirë shkakun dhe kohën e vdekjes.

Burime për Euronews Albania bënë me dije se viktimat ishin me precedentë penale, kryesisht për grabitje banesash ndërsa, Andrea Olldashi, i njohur edhe me emrin Andi, qe arrestuar në vitin 2012 për vendosjen e një sasie eksplozivi në një lokal të zonës.

Më poshtë pamjet ekskluzive nga Euronews Albania të vendit ku u gjetën viktimat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026