Mbahet takimi i radhës për dialogun Kosovë-Serbi, por sërish nuk ka përafrim qëndrimesh

10 Dhjetor 2020 | 14:09

Me ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së Miroslav Lajcak, Kosova dhe Serbia kanë rinisur dialogun në Bruksel. Lajmi bëhet i ditur nga qeveria e Kosovës, e cila thotë se ky takim ka vijuar në nivel koordinatorësh.

“Me ndërmjetësim të Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga koordinatori shtetëror Skender Hyseni, ka zhvilluar sot, më 10 dhjetor, në Bruksel takimin e radhës me delegacionin serb”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim është diskutuar për çështjen e pensioneve dhe kadastrën, por palët nuk kanë gjetur ende një përafrim qëndrimesh. Me anë të një shënimi të publikuar në faqen zyrtare, qeveria e Kosovës thekson se të dyja vendet, do të vijojnë diskutimet mbi këto çështje në takimet e ardhshme.

“Temë e diskutimit ishin pensionet dhe kadastri. Ky diskutim ishte vazhdimësi e trajtimit të këtyre çështjeve në takimin e kaluar më 29 tetor 2020. Edhe pas një diskutimi të gjatë, ende nuk ka përafrim të ndjeshëm të qëndrimeve. Sidoqoftë, kishte pajtim që diskutimi i këtij elementi të marrëveshjes së përgjithshme midis dy vendeve të vazhdojë në takimin e radhës”, thuhet në deklaratë.

Lexoni gjithashtu: 

Diskutimet në Bruksel, Hoti: Vazhdimi i dialogut me Serbinë është në interes të Kosovës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026