Dy vrasjet mafioze, dalin para Gjykatës së Posaçme të akuzuarit nga SPAK

10 Dhjetor 2020 | 15:13

Gjykate e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lënë në fuqi masën e arrestit më burg të dhënë për katër të akuzuarit për dy vrasje mafioze të ndodhura 15 vjet më parë.

I pari që doli përballë gjykatës ishte Emiljano Shullazi që akuzohet si një nga organizatorët  e vrasjes së Vajdin Lames dhe mikut të tij Dritan Arsi, mbrëmjen e 27 shkurtit të 2005-ës. Në burg do të qëndrojë edhe Viktor Ymeri që sipas Prokurorisë, përmes njohjeve nga burgu ku vuante dënimin, ka urdhëruar shpërthimin e tritolit.

Edhe i penduari i drejtësisë Luftar Reçi, do të hetohet në masën e arrestit me burg. Ai thuhet në dosje është personi që ka bashkëpunuar me Lulzim Berishën, Plarent Dervishin dhe Indrit Taulluan për të kryer ekzekutimin e Klodian Saliut dhe më pas ka siguruar edhe tritolin për shpërthimin ku humbi jetën Vajdin Lame.

Ndërkohë Indrit Rusiti, një tjetër i arrestuar si i përfshirë në këto dy ngjarje kriminale do të  qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve ndërsa për Lulzim Berishën dhe Plarent Dervishin masa është dhënë në mungesë pasi rezultojnë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Seancat janë zhvilluar me dyer të mbyllura dhe sipas informacioneve të akuzuarit kanë mohuar njohjen me të penduarin e drejtësisë Luftar Reçi, dëshmia e të cilit i implikon në vrasjet e bujshme. Ndërkohë për Indrit Taullaun që u ndalua në Prizren, pritet ekstradimi për të verifikuar masën e sigurisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026