Komisioni i Jashtëm i PE-së diskuton draft-raportin për Shqipërinë: Realizoni reformat kyçe

10 Dhjetor 2020 | 15:28

Shqipëria duhet t’i rikthehet normalitetit politik. Ka qenë ky rekomandimi kryesor i raportueses për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos, e cila nuk ka lënë mënjanë as thirrjet për përmbushjen e reformës në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit, procese ku sipas saj duhet të përfshihet edhe shoqëria civile.

“Jam e shqetësuar në lidhje me pjesëmarrjen e shoqërisë civile në këtë proces, duhet më shumë transparencë në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Gjithashtu, reforma në gjyqësor duhet përfunduar. Të gjitha forcat politike janë të vetëdijshme për zhvillimet e fundit elektorale dhe nevojën për rikthimin e normalitetit politik në vend”, është shprehur znj. Santos.

Në seancën e Komisionit për Politikat e Jashtme në PE, ku u diskutua draft-raporti për Shqipërinë në lidhje me çeljen e negociatave të anëtarësimit, Santos vlerësoi megjithatë marrëveshjen e 15 qershorit mes partive politike, e cila sipas saj duhet të merret parasysh nga Brukseli.

“Forcat politike në Shqipëri kanë arritur një marrëveshje më 15 qershor dhe ne duhet ta njohim atë, pavarësisht qëndrimeve të ndryshme që kemi. Kjo marrëveshje duhet të njihet në përfitim të qytetarëve dhe shtetit shqiptar, edhe pse ata janë mbrapa në procesin e anëtarësimit”, ka deklaruar raportuesja për Shqipërinë në PE.

Një tjetër shqetësim i shprehur prej saj ishte largimi i të rinjve nga Shqipëria. Raportuesja për vendin tonë i ka bërë thirrje BE-së për më shumë vëmendje në këtë aspekt, në mënyrë që të krijohen kushtet që rinia shqiptare të qëndrojë në vendin e saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026