Vrasja e të riut, kryeministri Rama: Ministri i Brendshëm më ka vënë në dispozicion dorëheqjen
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar publikisht për ngjarjen e dy ditëve më parë, ku një efektivi i repartit “Shqiponja” qëlloi për vdekje të riun Klodian Rasha. Ai fillimisht i shprehu keqardhjen e tij familjes për humbjen e djalit të tyre, ndërkohë i bëri thirrje drejtësisë të thotë fjalën e saj për këtë ngjarje.
“Duhet t’i shpreh publikisht dhe keqardhjen e thellë për humbjen e tyre të patjetërsueshme. Fjalët në këto raste janë të pafuqishme përballë dhimbjes, që përjetojnë babai, nëna, motrat, xhaxhallarët e të afërmit. Autori do të hetohet nga drejtësia në paanësi të plotë. Akti i tij ngjan fare i pakuptueshëm, por sigurisht nuk jemi ne, por drejtësia që ka barrën e saj”, tha Rama.
Kreu i mazhorancës, Edi Rama konfirmoi se vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka vënë në dispozicion dorëheqjen pas kësaj ngjarje të rëndë.
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, ministri i Brendshëm më ka informuar dhe më ka vënë në dispozicion dorëheqjen e tij, dhe jo vetëm për të larë gojën, por për të më shpejtuar pse tërheqja e tij nga posti i lartë ishte rruga e duhur për të, për mua që i kam besuar atë detyrë dhe për qeverinë dhe shumicën tonë qeverisëse. I kam thënë të më pres të kthehem sepse kam dashur ta shoh në sy, ta dëgjoj dhe të më dëgjojë e të jem bashkë me të në momentin e këtij hapi të rëndësishëm, dhe jam shumë krenar për sensin e përgjegjshmërisë qytetare dhe kuotën morale me të cilën e mat veten dhe detyrën e tij Sandër Lleshaj”, tha Rama.
Shefi i qeverise shqiptare theksoi se ngjarja e dy ditëve më parë është e dënueshme, por ajo nuk ka asnjë lidhje me frymën dhe punën Policisë së Shtetit.
“Tragjedia e natës së parë dy ditëve është një episod i dënueshëm, por nuk asnjë lidhje me frymën dhe punë e Policë së Shtetit. Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe Policia e Shteti ka të padenjit e saj”, tha ai.
Ai nuk i kurseu sulmet ndaj Presidentit dhe liderit të opozitës për qëndrimet e mbajtura mbi këtë ngjarje dhe sulmet ndaj policisë.
“Dhe Presidenti i Republikës, që është në fakt prova më ulëritëse e përdorimit disproporcional të forcës së inatit politik e personal në dëm të etikës institucionale dhe vetë ligjit, është i parafundit që duhet të hapë kamaren e gojës për sjelljen e Policisë së Shtetit; jo thjesht sepse është qysh në krye të herës, njëri ndër nxitësit e organizatorët e atyre serialeve të dhunshme që kujtova më lart, as sepse qoftë sa për sy e faqe, nuk e ka thënë kurrë një fjalë të vërtetë solidariteti për efektivat e policisë nën presionin e dhunës, po sepse është njëri ndër shembujt më të këqij të sjelljes shoqërore e institucionale në historinë e Shqipërisë.
Sidoqoftë është i parafundit në këtë rast. Sepse i fundit që mund të japë gjykime morale e leksione karakteriale, për se si duhet të sillet Policia e Shtetit apo se si duhet të reagojë ministri i brendshëm, pas ngjarjes tragjike të natës së 8 dhjetorit, është kryetari kukull i opozitës, Lulzim Basha”, theksoi Rama.
Lexoni gjithashtu:
Jep dorëheqjen ministri Sandër Lleshaj
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta