Balotazhi në Turqi, vendoset nesër kush do të jetë presidenti për 5 vitet e ardhshme
Këtë të diel turqit vendosin se cili do të jetë presidenti i tyre në 5 vitet e ardhshme.
Në balotazh janë presidenti aktual Recep Tayyp Erdogan i cili kërkon një tjetër mandat dhe rivali opozitar Kemal Kilicdaroglu.
Në një nga tubimet e fundit në Stamboll Erdogan u shpreh se me të, Turqia ka arritur gjëra të paimagjinueshme.
“Gjatë 21 viteve të fundit Kombi ynë ka parë investimet më të mëdha historinë e tij. Demokracia jonë ka fituar pozitën e saj më të fortë. Gjatë kësaj kohë është bërë Lufta më e suksesshme kundër organizatave terroriste. Ndikimi i vendit tonë në politikën globale është rritur po ashtu,” tha Erdogan para turmave.
Kundërshtari i tij, Kemal Kilicdaroglu, kreu i partisë kryesore opozitare pro-laike të Turqisë dhe një aleance gjashtëpartiake, ka bërë fushatë me premtimin për të zhbërë prirjen autoritare të Erdoganit. 74-vjeçari e ka përshkruar balotazhin si një referendum për vendin.
“Kjo është një luftë ekzistenciale. Turqia ose do të tërhiqet zvarrë në errësirë ose në dritë”, tha Kilicdaroglu.
Në një përpjekje për të lëkundur votuesit nacionalistë përpara balotazhit të së dielës, ai është zotuar të kthejë miliona refugjatë duke hedhur poshtë çdo mundësi për negociata paqeje me militantët kurdë.
Tanimë e kanë në dorë turqit se me cilin duan të vazhdojnë edhe pse sondazhet flasin për një fitore të presidentit Erdogan i cili në raundin e parë fitoi me shumë pak përqindje por pa arritur të marrë 50% të votave.
LEXONI GJITHASHTU:
Shakira dhe Burna Boy hapin Kupën e Botës 2026 në Mexico City me “Dai Dai”
Paralajmërimi i Iranit: Bazat amerikane të përfshira në sulme janë objektiva legjitime
Lideri suprem i Iranit miraton faljen për mbi 2,000 të dënuar
- 14:45 Shakira dhe Burna Boy hapin Kupën e Botës 2026 në Mexico City me “Dai Dai”
- 14:39 Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit të “Rrugores” i vendoset thika në fyt, arrestohet autori
- 14:35 Italia kërkon pëlqimin e prindërve për edukimin seksual në shkolla
- 14:21 Socialistët Evropianë mesazh mbështetës për Kurtin para zgjedhjeve të 7 qershorit
- 14:15 Kupa e Botës e FIFA-s do të organizohet nga 3 vende për herë të parë
- 14:06 Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE