“Akt terrorist”, deklarata e fortë e Sali Berishës për vrasjen e të riut: Çfarë bënë Rama, Lleshaj dhe Veliu
Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha u shpreh se vrasja e të riut Klodian Rashës është vrasje shtetërore. Ai tha se kryeministri Rama, ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u përpoqën bashkërisht të manipulojnë vrasjen e 25-vjeçarit, me ndihmë të mediave të tyre.
“ Në mënyrë absolute do të quaj vrasje shtetërore, sepse, e vrau shteti. Ajo është tipike vrasje shtetërore jashtë çdo lloj kondite. E di se çfarë bënë Rama me Sandër Lleshaj dhe Veliun, në radhë të parë në mëngjes herët mediat e tyre u hapën me tituj se Klajdi Rasha i drejtoi tytën e revoles vrasësit të tij. Kur nuk kishin asnjë argument, pastaj nxorën një revole të ndryshkur, dhe ekspertiza nuk e vërtetoi se ka lidhje me Rashën dhe këta nuk e thonë”, tha ai.
Ai gjithashtu dha të tjera detaje të reja për ngjarjen, ku humbi jetën Klodian Rasha. Ish-kryeministri shtoi se Rasha është qëlluar me dy plumba, ndërkohë shkrepja e plumbave sipas tij është bërë në një distancë prej katër metrash.
“Thanë që u qëllua më një plumb, është qëlluar me dy plumba, thanë se është qëlluar nga 60 metra, jo, është qëlluar nga 3-4 metra. Është vrasje e mirëfilltë. Dhe bënë gjithçka që vrasësin me uniformë ta inkuadrojnë në një dënim të lehtë deri në shtatë vite”, shtoi Berisha.
Ish-lideri historik i Partisë Demokratike bëri një deklaratë të fortë, ku shtoi se strukturat shtetërore kanë larguar jashtë vendit vëllain e efektivit të Shqiponjave, i cili dyshohet të ketë qëlluar për vdekje 25-vjeçarin. Ai këtë akt e cilësoi si akt terrorist, ndërkohë sipas tij përgjegjësi kryesor është vetë kryeministri Edi Rama.
“Sa për dijeni u kujdesën edhe për vëllain e tij, që e kishte në komisariat në Gjirokastër dhe e nisën diku jashtë. Ky është akt terrorist. Vrasësi i vërtetë është Edi Rama”, shtoi ai.
Gazetarja Ilva Tare insistoi se ku e bazon z. Berisha informacionin, që vëllain e efektivit e kanë nxjerrë jashtë vendit, për këtë ish-kryeministri u përgjigj si vijon: “E kam mesazhin dhe është i vërtetë”, theksoi Berisha.
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi