Sali Berisha: Në shtëpinë e Klodianit, Rama shkoi si hasëm, dhuna në protestë do të përshkallëzohet

10 Dhjetor 2020 | 18:56

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në Euronews Albania se vrasja e të riut Klodian Rasha do të thotë pasiguri për këdo.

Z. Berisha u shpreh se situata në protestën e nisur mund të degradojë më tej, pasi sipas tij, me fjalimin e mbajtur pak më parë kryeministri në vend të qetësonte situatën e nxiti më tej atë.

Sipas ish-kryeministrit vrasja e të riut është krim shtetëror, ndaj kryeministri Edi Rama shkoi në shtëpinë e të ndjerit si hasëm, edhe pse shqiptarët në mort presin edhe armikut.

“Shtetin e dhunës e solli Edi Rama. Vrasja e ndodhur është simbol i degradimit të kësaj narkopolicie. Mesazhi për protestuesit është që arkitekti i shtetit të dhunës është Edi Rama, Lleshaj ishte vetëm një njeri pa vlerë e pa dinjitet. Të mobilizohemi ta zgjidhim me zgjedhje këtë punë.

Ju them protestuesve të mobilizohen për të shporrur Edi Ramën, të nxjerrësh policinë para gazetarëve dhe artistëve, kjo është kulturë e bandës jo e shtetit. Situata do të përkeqësohet, ai sot ishte kërcënues, ishte i mbushur, ndaj dihaste.

Çfarë e pengoi të mos reagonte 72 orë, mund të bënte 10 mesazhe  nga Nju Jorku. Ai shkoi si hasëm në shtëpinë e Klodianit, jo si mik, por në mort shqiptari pret edhe hasmin. Unë dhe PD jemi jashtë proteste. Vrasja e Klodian Rashës është pasiguri për çdo njeri”, tha ish-kryeministri.

Ndiqni intervistën e plotë:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021