Vrasja e të riut, Hasimja: Dorëheqja e ministrit nuk e zgjidh problemin. Skëndaj: S’duhet parë si rast i izoluar

10 Dhjetor 2020 | 19:26

Prej dy ditësh vijojnë protestat qytetare si akt revolte për vrasjen e të riut Klodian Rasha. Ky akt i rëndë çoi në largimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, kurse në rrugët e kryeqytetit vijojnë tensionet mes qytetarëve dhe policisë.

Politologu Ermal Hasimja tha në Euronews Albania se Lleshaj duhet të jepte dorëheqje më herët, pavarësisht se sipas tij ky veprim nuk mjafton. Ai theksoi faktin se revolta është qytetare dhe nuk ka shenja që ajo po përdoret politikisht.

“Dorëheqja e ministrit mund të ishte bërë edhe më herët, shumë mirë që u bë, por nuk mjafton. Mendoj se është më tepër qytetare se sa e përdorur se ka një frustrim të përgjegjshëm dhe ky frustrim i kalon kufijtë e partive politike”, u shpreh Hasimja.

Ai beson se largimi i ministrit e gëzon një pjesë, por shtoi se e gjithë kjo panoramë nuk i jep zgjidhje situatës të krijuar në Shqipëri.

“Dorëheqja e ministrit nuk e zgjidh këtë problem. Nuk është hera e parë që dikush ka dhënë dorëheqjen, shumë mirë që u bë. Mendoj se largimi disi mund t’i kënaqë disa njerëz”, tha ai.

Drejtorja ekzekutive e Asamblesë së Komitetit Shqiptar të Helsinkit Erida Skëndaj u shpreh se situata është ë rëndë, ndërsa shtoi se familja e Klodian Rashës ka nevojë primare për drejtësi.

“Situata është shumë e vështirë dhe ka një revoltë qytetare nisur nga ngjarja tragjike. Askush nuk do donte, që të ishte në vendin e familjes së tij, por të gjithë solidarizohen me të. Ajo që ka rëndësi tani është drejtësia. Familja kërkon drejtësi, dhe kjo drejtësia nuk mund të vendoset nga revolta që mund të shfaqin të rinjtë”, tha ajo.

Duke u shprehur së është kundër protestave të dhunshme, znj. Skëndaj tha se rasti i Klodian Rashës nuk duhet parë si rast i izoluar, i cili ndodh vetëm në Shqipëri pasi raste të tilla regjistrohen edhe në vende me demokraci të konsoliduar.  

“Personalisht nuk jam pro protestave të dhunshme, dhe rasti i Klodianit nuk duhet parë si një rast që i përket vetëm shtetit shqiptar. Ka pasur edhe vende me demokraci të konsoliduar, që Shqipëria nuk e ka, ku nga përplasjet me policinë ka pasur humbje jete”, shtoi ajo.

Ndiqni të plotë diskutimin:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021