Fotogaleri: Tirana zhytet në kaos, protesta për të riun e vrarë shpërthen në dhunë mes protestuesve dhe policisë

10 Dhjetor 2020 | 22:07

Rrugët kryesore të kryeqytetit u zhytën në kaos të enjten mbrëma, pasi një grup i madh protestuesish u derdhën në bulevardin kryesor të Tiranës për të protestuar për të dytën ditë radhazi ndaj dhunës policore, që shkaktoi vdekjen e të riut Klodian Rasha.

Protestuesit qëlluan me gurë dhe sende të forta ndaj institucioneve si Ministria e Brendshme dhe Kryeministria, ndërsa policia iu përgjigj me gaz lotsjellës, plumba gome dhe ujë për të shpërndarë turmën.

Ra në sy pjesëmarrja e lartë e të rinjve, disa prej të cilëve ende adoleshentë që ushtruan aktet e dhunës. Këto janë disa nga çastet kryesore të shkrepura për Euronews Albania nga fotoreporterja Loreta Cuka. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026