Protesta për vrasjen e 25-vjeçarit, gurë dhe sende të forta ndaj institucioneve. FNSH përdor gaz lotsjellës

11 Dhjetor 2020 | 06:17

Protestat kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga Policia, kanë vijuar dhe mbasditen e së enjtes në kryeqytet. Protestuesit u mblodhën sërish para Ministrisë së Brendshme, ku kërkuan drejtësi për viktimën.

Protesta degradoi në dhunë që në nisje, ku qytetarët u përplasën me policinë, e cila përdori gazin lotsjellës. 

As dorëheqja e Ministrit Lleshaj nuk i kënaqi protestuesit, të cilën vijuan protestat e tyre. Nëpërmjet gazit lotsjellës, policia shpërndau turmën në disa zona. Kjo përforcoi revoltën, pasi protestuesit thyen sinjalistikën rrugore në shumë pika në kryeqytet, konkretisht në zonën e bllokut, 21-shit, zonën pranë rrugës së Elbasanit etj. 

Krahas përplasjeve të shumta, efektivët kanë shoqëruar edhe disa të rinj, pjesëmarrës në protestë. Qytetarët e revoltuar nuk kanë kursyer as selinë e PS-së. Disa deputetë që kanë qenë në selinë e rozë janë larguar menjëherë, pasi protestuesit kanë tentuar të hyjnë në hollin e selisë. 

Qytetarët kanë bllokuar dhe hyrjen e rrugës së Durrësit nga ana e qendrës së Tiranës. Ata kanë vendosur kangjellat e hekurit me të cilat policia kishte rrethuar Ministrinë e Brendshme.

Lexoni gjithashtu:

Fotogaleri: Tirana zhytet në kaos, protesta për të riun e vrarë shpërthen në dhunë mes protestuesve dhe policisë

Plumba gome dhe gaz lotsjellës, përfundon me 7 persona të lënduar protesta për vrasjen e Klodian Rashës

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026