Zjarr dhe gurë në Korçë, të rinjtë thyejnë xhamat e bashkisë, shoqërohen disa persona
Një thirrje e FRPD në Korçë për një tubim paqësor u përqafua nga këta të rinj, të cilët fillimisht e nisën tubimin përballë drejtorisë së policisë.
Ndezja e qirinjve u shoqërua me pankarta në duar dhe me thirrjet kundër qeverisë.
Kjo zonjë iu bashkua protestës pasi djali i saj, Marsel Osmani i vdekur në 26 Gusht të 2016 dhe sipas saj shteti shqiptar ende nuk ka vendosur drejtësi.
“Kam dalë për te drejtën e djalit tim, që ma masakruan, ma vranë djalin. Dua të thërras këtu, të ulërij më të drejtën e djalit tim që ma kanë vrarë, se shtet dhe qeveri nuk ka këtu. Mua drita e syrit më iku prandaj dua drejtësinë e djalit tim”, u shpreh Adelina Osmani.
Pas drejtorisë së policisë, turma u drejtua drejt bulevard “Republika” ku disa protestues rrëzuan kazanët e plehrave.
Ndalimi në pikën e fundit të tubimit, përballë bashkisë së Korçës do të agravonte situatën ku protestuesit vendosen flakën dhe shkatërruan pemët dekorative.
Goditjet me mjete të forta drejt bashkisë së qytetit do të preknin edhe shefin e rendit Mariglen Jacellari, i cili do të ngelej i plagosur në kokë, ku u transportua menjëherë drejt spitalit rajonal.
Pas këtij momenti policia do të ndërhynte duke shpërndarë turmën nëpër rrugica.
Sipas Soela Myrtollari, kryetare e FRPD dhe organizatore e protestës, protesta u nis të ishte paqësore, ndërkohë nuk pranon që protestuesit të jenë pjesë e FRPD.
“Ajo çfarë donim ne te bënim ishte thjesht një sensibilizim i qytetarëve të Korçës në lidhje me një nga padrejtësitë më të mëdha që ka bere kjo qeveri, vrasjen e një 25-vjeçari, pikërisht në ditën e rinisë. Filloi si protestë paqësore realisht por patëm disa faktorë vandalë të cilët nuk janë pjesë e forumit tonë. Realisht deri diku rinia ka të drejtë, kanë të drejtë të irritohen, dhe deri diku të bëjnë akte të tilla vandale pasi asgjë nuk ka më shumë vlerë sesa jeta e një 25-vjeçari”, tha ajo.
“Gregor ose Ajtoni i Lleshajt, si do vepronin ata? A është edhe ky bir nëne? Ky mund ta kishte emrin Gregor”, tha Ilir Vrenozi.
Pas përfundimit të protestës disa organizatorë u shoqëruan në komisariatin e Korçës.
“Gjithçka, e cila nisi për të qenë një tubim paqësor ka agravuar në një protestë të dhunshme, ku i dëmtuar ngeli edhe Mariglen Jacellari, shefi i rendit në komisariatin e Korçës. Momentalisht policia e Korçës ka shoqëruar në komisariat disa të rinj, organizues të protestës. Ndërkohë që sipas drejtuesve të Partisë Demokratike situata ka dalë jashtë kontrolli. Nga ana tjetër drejtues të bashkisë Korçë e quajnë këtë një akt vandaliteti”, u shpreh gazetari Xhensil Shkëmbi.
Lexoni gjithashtu:
Vrasja e të riut Klodian Rasha shkakton protesta në Korçë, plagoset shefi i rendit dhe tre policë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta