Avokati Llapaj: Lleshaj, një funksionar politik i dobët, gazetari Salianji: Protesta me revoltën më të madhe qytetare
Në një intervistë për Euronews Albania, avokati Adriatik Llapaj pohoi se largimi i Sandër Leshajt nga posti i Ministrit të Brendshëm ishte një veprim i duhur e i vonuar në kohë, që duhet të kishte ndodhur direkt pas ngjarjes.
“Gjithsesi është një veprim i duhur që e ndihmon qetësimin e situatës deri diku, e ndoshta jep mesazhin në rradhët e Policisë së Shtetit por dhe në rradhët e punonjësve të administratës publike që nëse e kalon cakun, reagimi është i tillë që të merr përpara, pa pyetur kush je,” – tha avokati.
Llapaj theksoi se periudha e tranzicionit që po kalojmë po bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe mbi të gjitha po kthehet në status kohë, duke qenë se nuk po mundim të kapim ritmin e një zhvillimi normal.
Sipas avokatit dorëheqja e Lleshaj nuk ishte vullnetare por e imponuar nga bashkimi i të rinjve që kanë dalë shesheve dhe rrugve të Shqipërisë, në revoltë për vrasjen e padrejtë të Klodian Rashës.
Ndërkaq gazetari i Euronews Albania, Renaldo Salianji, i cili ishte prezent gjatë gjithë kohës në protestë tregoi se pavarësisht largimit të Sandër Lleshaj, qytetarët e vijuan protestën e tyre me thirrje për rrëzimin e qeverisë.
“Kam përshtypjen që protestuesit dje ishin në një pikë që nuk ju interesonte më çfarë do të ndodhte me Ministrin e Brendshëm, kryesisht ishin të rinj që donin të gjenin një mënyrë për të shfryrë atë inatin,” – tha gazetari.
Reagimi i të rinjve në masë dje, sipas avokatit Llapaj ishte një “klithmë” për të mos ikur nnga vendi i tyre.
Nëse jemi ankuar për një rini që rri nëpër kafe, siç tha dhe avokati, në protestën e 10 dhjetorit u vu re një rini që kërkoi ndryshime reale në Shqipëri.
“Le të mos e kriminalizojmë këtë brezin që është çuar në protestë. Për mua këta janë djem e vajza të shkëlqyer me thënë të drejtën, sepse kanë kuptuar rëndësinë e momentit,” – tha Llapaj teksa theksoi se nuk ishte pro dhunës apo pro djegies së institucioneve.
“Të mos e trajtojmë thyerjen e dy semaforëve sikur rinia jonë paska shkarë në vandalizëm të jashtëzakonshëm. Nuk ndodhi qameti,” – theksoi avokati.
Nuk u la pa përmendur nga gazetari Renaldo Salianji dhe reagimi i ashpër i uniformave blu përkundrejt medias protestën e djeshme.
“Kameramanët e televizioneve janë gjithmonë mes Policisë dhe protestuesve, në çdo protestë ata nuk janë prekur, as nga Policia as nga protestuesit. Ka pasur raste sporadike, ndërsa dje u është hedhur ujë nga makinat e ujit,” – tha Salianji.
Gazetari përcolli për Euronews Albania atë që kamerat nuk mundën ta përcillnin drejtpërdrejtë në ekrane dhe tregoi se mllefi dhe inati i turmës në 10 dhjetor nuk ishte parë në asnjë protestë më parë.
Të rinjve që ishin në protestë dje nuk do u bënte përshtypje asnjë dorëheqje, siç nuk ju bëri përshtypje as dorëheqja e Lleshaj, tha Salianji ndërsa shtoi se kishin gjetur një mënyrë për të shfryrë inatin e tyre.
Pyetur nga gazetarja Mulaj se përse kishte një organizim aq të madh nga policia duke marrë parasysh që turma nuk do ishte aq e madhe sa një ditë më parë, avokati sqaroi se turmat pa një organizator apo pa një udhëheqës janë ato më të rrezikshmet.
“Këto protesta (pa udhëheqës) mund të përshkallëzohen në mënyrë të paimagjinueshme. Pse? Sepse aty nuk ka një udhëheqës që mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Aty përgjegjësia shpërndahet në mënyrë të barabartë te të gjithë ata që marrin pjesë dhe njeriu si qenie emotive, kur ndjen se ka shokë në krahë merr guxim, merr forcë dhe në momentin që ndjen se përgjegjësia është e ndarë, shtërngon rradhët” – u shpreh avokati Llapaj.
Sipas tij policia dhe drejtuesit e lartë janë të vetdijshëm që kjo nuk është një protestë e zakonshme sepse janë prekur limitet dhe në gjykimin e tij limiti është jeta.
Së fundmi avokati theksoi se kjo është një ndër ngjarjet më të rënda të tranzicionit shqiptar.
Ndërkaq sipas gazetarit Salianji, ish-Ministri i Brendshëm Lleshaj nuk ka qenë një ministër i mirë për gazetarët, sjellja e tij ka qenë arrogante dhe nuk ka reaguar për çështje shumë të rëndësishme.
Për avokatin, Lleshaj mund të ketë qenë ushtarak shumë i mirë ama si funksionar politik ishte i dobët.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta