Çfarë ka në shishe? Irlanda, vendos në ektiketa rreziqet nga konsumimi i alkoolit
Të gjitha rreziqet shëndetësore që shkaktohen nga konsumimi i alkoolit, do të jenë të pasqyruara në etiketën e çdo shisheje alkool.
Ky është vendimi që ka marr Irlanda për të informuar qytetarët e saj që në krye të herës, kur ato të bien në kontakt me alkoolin, ende pa e provuar atë.
Sipas rregulloreve, etiketat e produkteve të alkoolit duke filluar nga viti 2026 do të përfshijnë informacione të rëndësishme, si dhe paralajmërime në lidhje me rreziqet që lidhen me konsumimin e alkoolit gjatë shtatzënisë, sëmundjet e mëlçisë dhe kancereve të shkaktuara nga alkooli.
Vendimi për të futur etiketimin e detyrueshëm shëndetësor në produktet e alkoolit erdhi si përgjigje ndaj statistikave alarmante rreth dëmeve të lidhura me alkoolin në Irlandë, në kombinim me ndërgjegjësimin e ulët të popullsisë .
Duke u ofruar konsumatorëve informacion thelbësor në lidhje me rreziqet shëndetësore, përmbajtjen e alkoolit dhe përmbajtjen e kalorive, Irlanda synon të fuqizojë individët që të bëjnë zgjedhje më të shëndetshme dhe të reduktojnë dëmet e shkaktuara nga konsumimi i alkoolit
Me rregulloret e reja në fuqi, Irlanda do të jetë vendi i parë në Europë me etiketim të plotë shëndetësor në të gjitha produktet e alkoolit dhe vendi i dytë në botë pas Koresë së Jugut që do të prezantojë paralajmërimet për kancerin në produktet e alkoolit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta