Marrëdhënia RMV-Bullgari, Benjamin Arifi: Ende nuk ka një shkëndijë shpresëdhënëse

11 Dhjetor 2020 | 07:50

Bullgaria, e cila është vend anëtar i Bashkimit Evropian vendosi veton për çeljen e negociatave të Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt integrimit të mëtejshëm.

Kjo bllokadë nga Bullgaria nuk u prit mirë nga drejtuesit e qeverisë, por as nga qytetarët e Shkupit.

Gazetari i Euronews Albania, Benjamin Arifi u shpreh se për këtë çështje, ish-kryeministri maqedonas, Vlado Buçkovski ka vizituar Bullgarinë, ku ka takuar krerët më të lartë shtetëror atje.

Sipas gazetarit Bullgaria ka konfirmuar edhe njëherë kërkesat e saj, ku minimalisht kërkon që heronjtë që maqedonasit i quajnë të vetët, të njihen si të përbashkët.

“Kanë filluar që të lëvizin gjërat në këtë drejtim. Gjatë kësaj jave përfaqësuesi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut special për këto bisedime me Bullgarinë, ish-kryeministri Vlado Buçkovski ka vizituar Bullgarinë, ku ka takuar krerët më të lartë shtetëror atje. Buçkovski ka dërguar porosinë e Maqedonisë së Veriut, se Maqedonia e Veriut nuk ka prentendime ndaj Bullgarisë, qofshin ato pretendime territoriale dhe historike. Nga ana tjetër Bullgaria ka konfirmuar kërkesat e saj, që të njihet e vërteta historike ose siç pretendojnë ata pjesa historike, përkatësia e heronjve, që maqedonasit i pretendojnë të tyret, t’i shohin si të përbashkët. Pritet që Buçkoskvi t’i sjellë këto pretendime në Shkup”, u shpreh Benjamin Arifi.  

Gazetari nuk sheh ndonjë përparim në këto bisedime.

“Thjesht janë konfirmuar pozicionet fillestare të të dyja palëve, ende nuk ka një shkëndijë shumë shpresëdhënëse në këtë drejtim”, tha ai më tej.  

Lexoni gjithashtu:

”Vetoja” bullgare për RMV-në, Arben Ratkoceri: Bashkimi Evropian ka një kaos të brendshëm

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026