Dorëheqja e Sandër Lleshajt, Enton Abilekaj: Nuk mjafton, protestat janë spontane

11 Dhjetor 2020 | 08:29

Drejtuesi i Dosja.al dhe njëkohësisht gazetari Enton Abilekaj u shpreh për Euronews Albania se protestat e fundit në kryeqytet nuk janë politike, por spontane.

“Protesta e djeshme dhe e pardjeshme janë protesta civile, jopolitike, spontane, jo të organizuara dhe si fillim edhe pasojat e protestave ne i pamë që ishin të paparashikueshme. Askujt nuk i pëlqen që të ketë pasoja të tillë jo të paparashikueshme, që kur ecën në qytet të mos ketë semaforë, por kjo nuk është për të vënë kujën, për të dalë kundër një akti civil, që po bëjnë disa qytetarë në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve, në një protestë të humbjes së jetës të një 25-vjeçari. Në këtë protestë janë të rinj edhe të moshave më të vogla, njerëz të pakënaqur të revoltuar, të cilët këtë rast, rastin e vrasjes së Klodianit e kanë parë si një mundësi për të kërkuar drejtësi më shumë sesa për Klodianin. Një drejtësi jo vetëm ndaj represionit që ushtron policia vazhdimisht në pushtet”,  u shpreh Abilekaj.

Z.Abilekaj theksoi se edhe pse të rinjtë e forumeve rinore po përpiqen që protestën ta orientojnë politikisht, nuk e arrijnë dot këtë gjë.

“Nëse anëtarët e forumeve rinore të partive mundohen ta orientojnë politikisht protestën, këta nuk e kanë këtë, këta janë ata që shpërndahen në grup dhe kërkojnë atë drejtësinë sociale”, tha më tej gazetari.

Sipas tij, dorëheqja e Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm nuk mjafton.

“Nuk është e lidhur direkt vetëm më aktin e një polici. Ndoshta në vetvete me një polici që prej kohësh tashmë ka marrë të drejta më shumë se ligji dhe mendojnë që mund ta interpretojë çdo marrëdhënie me qytetarin sipas të drejtës së saj. Mendoj që dorëheqja e Sandër Lleshjat nuk mjaftoi. Mendon që tani ata kërkojnë më shumë, që të ndryshojë policia e shtetit”, tha ai.

Lexoni gjithashtu:

Avokati Llapaj: Lleshaj, një funksionar politik i dobët, gazetari Salianji: Protesta me revoltën më të madhe qytetare

https://euronews.al/aktualitet/2020/12/11/protesta-per-vrasjen-e-25-vjecarit-gure-dhe-sende-te-forta-ndaj-institucioneve-fnsh-perdor-gaz-lotsjelles

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026