Shoqatat e gazetarëve të indinjuara nga dhuna dhe arrestimi i gazetarit Xhoi Malësia

11 Dhjetor 2020 | 09:20

Dy shoqata të gazetarëve i bënë sot thirrje autoriteteve të vënë përpara përgjegjësisë punonjësit e policisë të cilët penguan dhe dhunuan gjatë detyrës gazetarin e Ora News, Xhoi Malësia.

Përmes një postimi në Facebook “Shoqata e gazetarëve profesionistë të Shqipërisë” dhe “Lidhja e gazetarëve të Shqipërisë”, shprehën indinjatën për dhunën e policisë drejt gazetarit Malësia teksa ky ishte duke raportuar për protestën e së enjtes, mbajtur për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rrasha.

Malësia thuhet se u pengua, dhunua dhe shoqërua në polici pa të drejtë teksa ishte në detyrë.

“Kjo dhunë policore ndaj një gazetari në krye të detyrës […] është një sjellje e papranueshme dhe jo e re ndaj gazetarëve,” – thuhet në deklaratën e dy shoqatave teksa më tej theksojnë se autoritetet duhet të reflektojnë nga këto ngjarje.

Më tej shoqatat kërkojnë nga drejtuesit e policisë vënien përpara përgjegjësisë së oficerëve të policisë të cilët dhunuan gazetarin.

Vitet e fundit Shqipëria është kritikuar ndjeshëm për sa i përket lirisë së medias dhe marrëdhënieve të autoriteteve në raport me gazetarët.

Reporterët pa Kufij e kanë zbritur Shqipërinë në vendin e 84-të nga ranglista botërore e indeksit të kërcënimit të gazetarëve, kryesisht prej qasjes agresive të zyrtarëve ndaj medias dhe përpjekjes së qeverisë për të ndryshuar ligjin e medias.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026