ILD i kërkon KLGJ-së shkarkimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha.
ILD ka njoftuar publikisht kur media raportoi vrasjen më 11 qershor 2020 të Hekuran Billës, detaje mbi gjendjen gjyqësore e lirimin e tij si dhe të disa shtetasve të tjerë, Ilir Paja dhe Indrit Dokle. Vendimet këto që janë marrë nga gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani nisi verifikimin e më pas hetimin disiplinor për këtë magjistrate.
Gazetari Eni Ferhati mëson se hetimi ka përfunduar dhe raporti me shkelje të argumentuara disiplinore i është dërguar Këshillit të Lartë të Drejtësisë bashkë me kërkesën për shkarkimin e gjyqtares nga detyra për shkelje të rënda profesionale që diskretitojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës.
“Veprimet dhe sjelljet e magjistrates përbëjnë shkelje disiplinore që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin. 6 vendime të dhëna prej gjyqtares në harkun kohor nga maj 2017- shkurt 2019, përbëjnë akte që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit”, thuhet në shkresë.
Sipas hetimit, shkeljet disiplinore janë konstatuar me dashje direkte e me pasojë lirimin e një të dënuari që përbën rrezik për komunitetin, nxiti akte me natyrë hakmarrje, që rezultoi me ekzekutimin e shtetasit Hekuran Billa.
Pas gjyqtarit të Korcës Markelian Kuqo që u shkarkua nga KLGJ më 10 dhjetor, Enkelejda Hoxha bëhet magjistrati i dytë për të cilin Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani kërkon shkarkimin, në kuadër të hetimeve për lirimin e parakohshëm të “të fortëve” nga qelitë e burgut.
Lexoni gjithashtu:
KLGJ pranon kërkesën e ILD-së, shkarkohet nga detyra gjyqtari Markelian Kuqo
Ministrja Gjonaj: Shkarkimi i gjykatësit Markelian Kuqo tregon se sistemi i ri funksionon
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta