Dymbëdhjetë të vdekur dhe mbi 800 të infektuar të rinj me Covid-19

11 Dhjetor 2020 | 15:35

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi pandeminë e Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 12 qytetarë, ndërsa nga 2604 testime të kryera, 802 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Autoritetet bëjnë të ditur se numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në katër spitalet COVID, po marrin trajtim 451 pacientë, 37 janë në terapi intensive dhe 12 pacientë të tjerë janë të intubuar. Gjithashtu gjatë orëve të fundit janë shëruar 527 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.136, që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 11876
Fier 1664
Durrës 1353
Korçë 1095
Vlorë 1074
Shkodër 986
Elbasan 926
Berat 794
Lezhë 792
Gjirokastër 517
Kukës 413
Dibër 260

Pas konfirmimi të rastit të parë në Shqipëri dhe deri sot janë kryer gjithsej 216.441 teste, ndërkohë numri i të konfirmuarve pozitivë është afro 47 000.

Një tregues tjetër, i cili po shihet me shqetësim nga specialistët e shëndetit është numri i rasteve aktive.

Bazuar në buletin ditor të MSH-së, thuhet se numri i rasteve aktive është 21.750, kurse numri i jetëve të humbura nga Covid-19 ka shkuar në 977.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin grumbullimet masive, të respektojnë masat anti-covid si dhe të zbatojnë më përpikëri masat kufizuese.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026