Vrasja e Klodian Rashës, Alket Hyseni: Protesta e organizuar nga opozita, nuk është as reagim qytetar e as shoqëri civile
Deputeti socialist Alket Hyseni tha se protesta që po zhvillohet në ditën e tretë sot në Tiranë, është tashmë pa sens, pasi siç tha, elementë politikë po shfrytëzojnë një fatkeqësi për një familje shqiptare për interesat e tyre politike.
Sipas tij, protesta është plotësisht e organizuar politikisht nga opozita dhe nuk ka lidhje as me reagimin qytetar dhe as me shoqërinë civile.
“Nuk mund të pajtohem kurrsesi me veprimet thellësisht të paligjshme dhe të pamoralshme të kryera nga disa njerëz që janë të implikuar politikisht që kanë brenda tyre kontigjent kriminalë, me precedentë kriminalë.
Kjo nuk është protestë e paorganizuar. Ka suport politik nga opozita joparlamentare, çdo natë shpërndahen mesazhe në strukturat e tyre. Nuk kanë moral, e dinë që janë në shkelje të moralit dhe ligjit, ndaj nuk dalin zbuluar. Nuk është reagim qytetar, as shoqëri civile, janë të njëjta fytyra që i kemi parë edhe në protesta të tjera.
Shfrytëzohen të tillë elementë që për shkak të moshës janë të manipulueshëm, kanë arritur deri aty sa të përdorin edhe minorenë”, tha deputeti i PS.
Ai tha se policia e sotme është e një standardi shumë të lartë në krahasim me atë të para 7 vitesh, edhe pse nuk e përjashton faktin se ka ende shumë për të përmirësuar.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta