Strategjitë e Policisë kundër protestës, Eni Ferhati: Po përdoren mjete represive pavarësisht se ka të mitur
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati ka analizuar taktikat e ndërmarra nga Policia e Shtetit kundër protestës për vrasjen e të riut Klodian Rasha.
Ai tha se nisur nga të dhënat e dy protestave të kaluara, Policia ka zgjedhur të ndërhyjë që në fillim me gazlotsjellës për të shmangur veprimet e dhunshme.
“Policia ka zgjedhur të ndërhyjë që në fillim duke hedhur aq shumë gaz lotsjellës, sa është e pamundur që tuma e të rinjve të qëndrojë në bulevard”, tha ai.
Ai tha se duke parë që në mesin e turmës ka edhe të mitur, strategjia e Policisë për të hedhur gaz dhe ujë në drejtim të tyre është metodë disi agresive.
Gazetari Ferhati tha se strukturat duhet të reflektojnë në këtë drejtim, pasi shëndeti i të miturve dhe i qytetarëve është parësor.
“Në fakt unë pashë se disa protestues u afruan para kryeministrit, më shqetëson fakti se ka të mitur dhe përdormi i tyre kaq represiv është një tjetër problem, dhe besoj se duhet të reflektojë edhe Policia në këtë drejtim”, tha ai.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta