Avokati Redon Meksi: Protestuesit e ndaluar janë dhunuar në komisariate
Redon Meksi avokat dhe aktivist në një intervistë për Euronews Albania denoncon faktin se protestuesit e ndaluar gjatë protestës së fundit për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rashës janë dhunuar në rajonet e policisë.
Ai tregon se, në orët e para të së premtes ka qenë në Komisariatin Nr.4 të kryeqytetit në cilësinë e avokatit dhe aty ka parë që pothuajse të gjithë të ndaluarit ishin dhunuar.
“Kam parë dhunë të panevojshme nga policia gjatë protestës por kam parë edhe dhunë pas arrestimit. Kam qenë në rajonin numër katër dje deri në orën 04:00 dhe të gjithë të shoqëruarit ishin rrahur pasi dalloheshin shenjat. Një nga ata që njoh ishte ndaluar në mes të bulevardit nga katër civilë dhe është rrahur që në makinë”, shprehet ai.
Sipas Redon Meksit e mira do të ishte që protesta të mos ishte dhunshme dhe të parashtroheshin kërkesa konkrete ku thelbi të ishte reformimi i Policisë së Shtetit. Ai nënvizoi se këto protesta kanë arritur të largojnë një ministër gjë e cila nuk është parë të ndodhi shpesh në vendin tonë.
Avokati thotë se këto protesta nuk kanë pasur organizatorë por gjithçka është koordinuar përmes rrjeteve sociale.
“E mira do të ishte që të mos kishte dhunë në protestë dhe të kishte kërkesa konkrete. Largimi i një ministri me protesta është gjë e mirë dhe tremb si qeverinë ashtu edhe opozitën. Nuk besoj se ka dhënë dorëheqjen (Sandër Lleshaj), më shumë është shkarkim. Por është gjë e mirë pasi me protestë u hoq një ministër dhe kjo nuk para ndodh në Shqipëri”, përfundoi Meksi.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta