Akuzoi presidentin Biden për sulm seksual, gruaja kërkon nënshtetësi ruse

31 Maj 2023 | 15:43

Një grua amerikane e cila para disa kohësh ka akuzuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për sulm seksual ka udhëtuar drejt Moskës, ku po kërkon nënshtetësi ruse.

Gjatë një interviste të dhënë për një gazetë shtetërore ruse, Tara Reade, 59 vjeçe, tha se ndihej e sigurt në Rusi dhe se dëshironte të qëndronte atje.

Reade pretendon se Biden e sulmoi atë gjatë kohës kur ajo punonte në zyrën e tij të Kongresit në vitin 1993.

Biden i ka mohuar fuqishëm këto pretendime, duke thënë se “pa asnjë dyshim, kjo nuk ka ndodhur kurrë, kurrë”.

Reade kishte punuar si asistente e Bidenit kur ai ishte senator i Delaware. Ajo mori vëmendje mediatike në vitin 2020, kur filloi fushata presidenciale e Bidenit, duke pretenduar se ai e kishte sulmuar seksualisht atë në një korridor të Capitol Hill kur ajo ishte 29 vjeçe.

Ajo e akuzoi Bidenin se e kishte shtyrë për muri dhe ia kishte vendosur duart nën këmishën dhe fundin e saj. Ajo tha se u largua nga SHBA-ja pasi një politikan republikan i kishte thënë se ishte në rrezik fizik.

Reade ishte një nga disa gra që dolën publikisht në vitet 2019 dhe 2020 për ta akuzuar Bidenin për prekje, përqafime ose puthje të papërshtatshme. Ajo tha se kishte paraqitur një ankesë, megjithëse nuk është gjetur asnjë procesverbal për këtë dhe është e paqartë nëse janë hapur hetime për pretendimet e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026