“Xhama të thyer dhe dyer të djegura”, Policia e Shkodrës bën bilancin e bastisjes së selisë së Partisë Socialiste
Policia e Shkodrës ka bërë bilancin paraprak të dëmeve nga tensionet e sotme, ku një grup të rinjsh sulmuan dhe dogjën selinë e Partisë Socialiste. Policia e kryeqendrës së veriut thotë se nga përplasja ka mbetur i plagosur edhe një efektiv policie, i cili është dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor.
“Gjithashtu gjatë tubimit është gjuajtur me sende të forta në drejtim të Policisë dhe për pasojë është plagosur një nga punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme Shqiponja i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër për mjekim”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, protestuesit kanë thyer dyer e dritare të Partisë Socialiste si dhe kanë djegur bazën materiale në brendësi të godinës.
“Pjesëmarrësit në tubim kanë dëmtuar me sende të forta godinën e një subjekti politik duke thyer e shkatërruar dritaret dhe dyert e më pas nxorën dhe dogjën bazën materiale që ishte në brendësi të godinës”, thekson Policia e Shkodrës.
Kryeministri i vendit ka fajësuar opozitën për nxitje të dhunës, kurse Partia Demokratike parmes Gazment Bardhit tha se keqqeverisja e Edi Ramës në shtatë vite ka çuar në revoltën qytetare.
Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga, thotë se aktualisht situata paraqitet e qetë, ndërsa Policia e Shkodrës ka nisur punën për të sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar të rinjtë, të cilët sulmuan, thyen dhe më pas dogjën dokumente dhe orenditë e brendshëm të Partisë Socialiste.
Lexoni gjithashtu:
Tensionet në vend, ambasadorja Yuri Kim përsërit thirrjet për vetëpërmbajtje
Tensionet në vend, PD: Dhuna dhe arroganca 7-vjeçare e Edi Ramës janë shkaktarët e revoltës
Tensionohet situata në Shkodër, sulmohet selia e PS-së, ndërhyn FNSH
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta