Numri më i lartë i rasteve me COVID-19 që nga marsi, 12 persona humbën jetën
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 879 raste të reja me COVID-19 në 2734 testime të kryera, shifra më e lartë e raportuar ndonjëherë që prej muajit mars.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 12 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit.
“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
252 raste në Tiranë, 62 në Shkodër, 49 në Durrës, 40 në Kavajë, 35 në Sarandë, 32 në Lushnje, nga 31 raste në Krujë, Kuçovë, 30 në Vlorë, 28 në Elbasan, 24 në Mat, 22 në Kukës, 20 në Pogradec, nga 19 raste në Gjirokastër, Fier, 18 në Korçë, 17 në Lezhë, nga 15 raste në Bulqizë, Peqin, Skrapar, nga 14 raste në Mirditë, Përmet, 10 në Tepelenë, 9 në Malësi e Madhe, 8 në Kurbin, nga 7 raste në Gramsh, Devoll, Dibër, nga 6 raste në Has, Mallakastër, nga 5 raste në Berat, Kolonjë, nga 3 raste në Delvinë, Tropojë, 1 në Pukë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 384 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.520 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 27 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 9 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave 43-92 vjeç”, sqaron Ministria e Shëndetësisë.
COVID-19 – Statistika (12 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 879
Të shëruar ne 24 orë 384
Të shtruar në spitale 455
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 2.734
Testime totale 219.175
Raste pozitive 47.742
Raste të shëruara 24.520
Raste Aktive 22.233
Humbje jete 989
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta