Gjermania në karantinë prej COVID-19, shkollat dhe shumica e dyqaneve të mbyllura deri më 10 janar

13 Dhjetor 2020 | 10:57

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi se vendi do të bllokohet që nga data 16 dhjetor për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

Gjermania do të mbyllë bizneset që nuk janë thelbësore për përditshmërinë dhe shkollat deri në 10 janar,” – tha kancelarja.

Duke marrë në konsideratë numrin e lartë të vdekjeve për shkak të virusit dhe “rritjes eksponenciale” të infeksioneve ajo tregoi se autoritetet ishte e nevojshme të vepronin menjëherë.

Gjermania, e parë si një histori suksesi sa i takon përballjes me COVID-19 ka pasur një numër të lartë infeksionesh gjatë muajve të fundit.

Në nëntor, vendi u fut në një izolim të pjesshëm një mujor për të ndaluar përhapjen e pandemisë, ama shkollat dhe dyqanet mbetën të hapura.

Pas numërimit të më shumë se 14 mijë rasteve ditore gjatë muajit nëntor, vendi tani ka regjistruar rreth 20-30 mijë infeksione të reja ditore.

 

Lexoni gjithashtu: 

Thirrje për shtim të masave, Merkel: Reduktimi i kontaktit fizik i pamjaftueshëm

Situata e COVID-19 në Evropë, disa shtete vuajnë prirjen rritëse ndërsa vaksina jep shpresë në Britani

Ashpërsohen kufizimet në Gjermani, rajoni i Bavarisë në izolim total deri më 5 janar

Rritet ndjshëm numri i të infektuarve në Gjermani, në spitale mungesë mjekësh

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026