Verstapen triumfon në Abu Dabi, holandezi lë pas dy makinat ‘Mercedes’

14 Dhjetor 2020 | 07:16

Max Verstapen arrti të mbyllte në mënyrën më të mirë këtë sezon të Formula 1 duke triumfuar në garën e Abu Dabit që ishte e fundit për këtë kampionat.

Një interpretim fantastik i  holandezit, i cili u nis nga Pole Position dhe arriti të ruante kreun deri në fund duke treguar edhe një herë se me një makinë në gjendje të mirë mund të bëjë shumë. Menjëherë pas tij u renditën Valteri Bottas dhe Hamilton.

Piloti i Red Bull është i vetmi që është munduar të qëndrojë më pranë dy makinave Mercedes’ edhe pse diferencat mes makinave kanë qenë të mëdha.

Duhet thënë që ky vit ka qenë i gjithi nën dominimin e shigjetave të argjenda. Lewis Hamilton arriti të fitonte titullin e 7 kampion botë dhe në sezonin tjetër do jetë ai piloti për tu mundur.

U mbyll edhe aventura e Sebastian Vettel në timonin e Ferrarit. Gjermani zhvilloi garën e fundit me kokëkuqen nga maranello dhe vitin e ardhshëm do e shohim në timonin e një makine Aston Martin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026