Nis shpërndarja e vaksinës anti-COVID në SHBA, dorëzohet në kushte strikte në shtetet amerikane

14 Dhjetor 2020 | 07:34

Vetëm dy ditë pasi Agjencia Amerikane e Barnave dhe Ushqimit miratoi vaksinën Pfizer për përdorim emergjent në SHBA ka nisur shpërndarja e vaksinës prodhuar nga kompania amerikane farmaceutike Pfizer dhe ajo bioteknologjike gjermane Biontech. 

E ruajtur në kamionë-frigoriferë në kontejnerë me temperatura tepër të ftohta nga një fabrikë e kompanisë Pfizer në Miçigan vaksina nisi të shpërndahet në të gjitha shtetet amerikane në mënyrë që të injektohet tek më shumë se 100 milionë njerëz deri në fund të marsit.

Dozat e para, të paketuara në kontejnerë me akull të thatë, u transportuan në të gjithë vendin me kamionë dhe aeroplanë.

Gjenerali i ushtrisë amerikane Gustave Perna, i cili po mbikëqyr shpërndarjen, tha se vaksina gjatë të hënës do të dorëzohet në 145 vende dhe në 491 vende të tjera të martën dhe të mërkurën.

Dorëzimi fillestar do të mbulojë rreth tre milion njerëz. Vaksina Pfizer / BioNTech, e cila duhet marrë në dy doza ofron mbrojtje deri në 95% kundër Covid-19.  Në fazën e parë  ata që përfitojnë janë mjekët, infermierët dhe të moshuarit në qendrat e kujdesit.

Nga muaji nëntor në SHBA është rritur në mënyrë drastike qoftë numri i viktimave por edhe të të infektuarve duke qenë një nga vendet më të goditur në botë nga pandemia.

Të shtunën në SHBA u raportua për një rekord vdekjesh në 24 orë, 3309 viktima.

Autorizimi i përdorimit emergjent të vaksinës Pfizer / BioNTech, u cilësua nga administrata Trump  një “moment historik” në  këtë kohë  pandemi.

Vaksinimi me vaksinën e Pfizer ka nisur tashmë në Britani të Madhe, ndërsa vaksina është miratuar në Kanada, Bahrein dhe Arabi Suaudite. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dy ditë më parë bëri me dije se pritet që kjo vaksinë të miratohet në fund të muajit dhjetor duke theksuar se në procesin e vaksinimin do të ndihmohet edhe Ballkanin Perëndimor.

Lexoni gjithashtu:

Shpërndahen vaksinat në SHBA, ngarkesat e para lënë fabrikën e kompanisë ”Pfizer”

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026