Pastori Akil Pano: Policia po pengon qytetarët për të protestuar
“Protestat janë legjitime”. Kështu u shpreh në Euronews Albania pastori Akil Pano, teksa foli për protestat e 5 ditëve të fundit në Shqipëri.
“Më duhet të them që vetë sistemi ynë demokratik legjitimon protestën. Natyrisht që protestat paqësore nga protestat e zhurme me zjarrvënie dhe tensione të larta ka një dallim me tyre. Në një sistem shoqëror të përsosur do të preferonim që protestat të ishin pa zjarrvënie dhe të dhunshme, nga të dyja kampet, nga protestuesit dhe nga kampi i qeverisë, e cila presupozohet që duhet të ruajë jetën dhe dinjitetin njerëzor dhe më pas pllakat e qytetit, koshat e mbeturinat ndriçimin e të tjera. Jetojmë në një epokë protestash, ne shikojmë që protestat janë një element bazë për të shprehur dhimbjen, mos dakordsinë qytetare por edhe një element, i cili në thelbin e vet merr si synim të tërheqë vëmendjen e forcës që qeverisë por edhe të organizmave ndërkombëtare. Protestat janë legjitime”, u shpreh pastori.
Pastori theksoi më tej se qeveria, nëpërmjet forcave të policisë po përpiqet që të ndërpresë protestën.
“Mendoj se po, duke ndjekur shkrimet e artikujve e gazetave perëndimore dhe çfarë po diskutohet në shtypin ndërkombëtar, protesta ka tërhequr vëmendje. Në të vërtetë çfarë unë do të doja që të tërhiqja vëmendje në këtë komunikim më ju, është fakti që protesta duhet të lejohet që të marrë frymë. Shikoj një lëvizje të organeve të ruajtjes së rendit, në maksimum për ta ndërprerë protestën dhe si një element për të shprehur zërin dhe si element krejt të natyrshëm për të komunikuar ato çështje që të cilat protestuesit duan të komunikojmë. Kemi vënë re që turmat shpërndahen pa u afruar në bulevard, duke u hedhur gaz lotsjellës apo ujë nga makinat e ujit. Kemi të bëjmë me shkeljen për të penguar qytetarët për të mos protestuar”, tha z. Pano.
Lexoni gjithashtu:
Dita e 5-të e protestës, policia shpërndan me gaz lotsjellës të rinjtë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta