PD padit Ardi Veliun në SPAK: Urdhëroi dhunën kundër protestuesve
Ditët e fundit janë qytetarët janë bërë pjesë e protestave të iniciuara nga vrasja e 25-vjeçarit, Klodian Rasha prej një efektivi të Policisë së Shtetit.
Duhet thënë se protestat kanë qenë jo pak të dhunshme. Policia i ka shpërndarë protestuesit duke përdorur botet e ujit apo gazin lotsjellës.
Ndërkohë nëpër komisariate janë shoqëruar dhjetëra protestues e disa prej tyre janë lënë në qeli, Partia Demokratike akuzon Ardi Veliun, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit se ka urdhëruar përdorimin e dhunës mbi këta protestues.
Pesë veprat penale për të cilat PD akuzon Veliun dhe gjykon pezullimin e tij nga puna deri në përfundim të hetimeve i janë drejtuar SPAK-ut.
1. Shpërdorim i detyrës
2. Kryerja e veprimeve arbitrare
3. Pengimi në të drejtën për t’u shprehur, grumbulluar dhe manifestuar
4. Dëmtime të tjera me dashje
5. Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme.
Sipas Partisë Demokratike, Veliu ka urdhëruar ushtrimin e dhunës barbare ndaj të miturve dhe është ndaluar në mënyrë abuzive çdo njeri edhe pa qenë pjesë e protestës.
“Me anë të këtij kallëzimi, marrim përsipër të bëhemi përçues të zërit të atyre qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, të cilët besojnë se ligji është një dhe i barabartë për të gjithë dhe që ende kanë shpresën se vetëm zbatimi i Ligjit do ta çojë drejt përsosjes shoqërinë tonë.”- i drejtohet Partia Demokratike SPAK-ut, duke i kërkuar marrjen nën hetim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta