Masat e reja në RMV, mbyllje e lokaleve dhe restoranve në orën 18:00

14 Dhjetor 2020 | 12:51

Komisioni për sëmundje ngjitëse do t’i propozojë qeverisë së Maqedonisë së Veriut kufizimin e mëtejshëm të orarit për punë të sektorit të hotelerisë, bareve dhe restoranteve.

Në vend të mbylljes në orën 21:00 siç ishte deri më tani, komisioni propozon mbylljen nga ora 18:00.

Orari i ri sipas komisionit duhet të vlejë nga data 18 dhjetor deri më 21 janar.

Për këtë vendim, sektori i hotelerisë zhvilloi sot një takim me Komitetin për Sëmundjen Ngjitëse në RMW.  

Gazetarja Iljazi raportoi se biznesmenët kërkuan që hotelet, baret dhe restorantet të punojnë deri në orën 01:00 natën e Vitit të Ri, por kjo nuk u pranua nga ekspertët.

“Në fakt sektori i hotelerisë ka qenë sot në takim me Komitetin për Sëmundjen Ngjitëse që të paktën për natën e Vitit të Ri, hotelet, baret dhe restorantet të punojnë deri në orën 01:00 të natës, por kjo nuk është pranuar nga Komiteti”, raportoi gazetarja Ferikan Iljazi.

Masa të tjera shtrënguese nuk janë propozuar, por rikujtohet se vlen ndalimi për grumbullimin e më shumë se katër personave në vende publike.

Ministria e Shëndetësisë ka ripërsëritur thirrjen tek qytetarët që të jenë të ndërgjegjshëm dhe të mos mblidhen nëpër shtëpi ose lokale për festat e fundvitit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026