Llogaritë bankare në survejim. Miratohet ligji, ngrihet regjistri për gjurmimin e pasurive të dyshimta
Llogaritë bankare dhe kasetat e sigurisë që përmbajnë sende me vlerë të qytetarëve do të grumbullohen në një regjistër qendror dhe do të kontrollohen nga institucionet tatimore.
Komisioni i Integrimit Evropian miratoi projektligjin “Për Regjistrin Qendror Të Llogarive Bankare”, që ka për synim parandalimin e pastrimit të parave.
“Qëllimi i këtij ligji është krijimi i kushteve për parandalimin e përdorimit të sistemit financiar në Shqipëri për pastrimin e parave apo të gjitha atyre produkteve të cilat burojnë nga vepra penale, parandalimin e financimit”, tha zv.ministrja e Financave, Vasilika Vjero.
Vjero siguroi se të dhënat që do të përmbajë regjistri nuk do të ndahen për publikun, çdo informacion do të ruhet në regjistrin që do të ngrihet nga AKSHI deri në 10 vite.
“Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale prevalon dhe në këtë rast”, tha znj. Vjero.
Komisioni i Integrimit, po ashtu diskutoi dhe miratoi në parim edhe 3 projektligjet për ratifikimin e marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe BE për financimin e programeve IPA II mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Kosovës. Shuma e financuar nga BE për vitin 2019 në total kap shifrën e 4.9 milionë euro.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq