Kush është ministri i ri i jashtëm turk? Hakan Fidan do drejtojë diplomacinë

4 Qershor 2023 | 20:06

Pas zgjedhjet për një mandat të tretë si president, Rexhep Taip Edrogan ka vendosur të ndryshojë kreun e politikës së jashtme. Melvut Cavushoglu nuk do të jetë më ministër i jashtëm. Në vend të tij, është emëruar Hakan Fidan.

Fidan është një emër i njohur i politikës turke. Më herët ai ka mbajtur për disa vite postin e shefit të shërbimit Inteligjent turk, MIT.

Ai ka pasur rol aktiv në zhvillimet në Lindjen e Mesme, si dhe operacionet e kryera nga Turqia në Siri.

Karriera e Fidan ka qenë ajo ushtarake fillimisht, pjesëmarrës në misione të ndryshme të NATO-s dhe i diplomuar më pas edhe në Universitetin e Maryland në SHBA, për Politikë dhe Shkenca të Menaxhmit.

Hakan Fidan ka shërbyer për disa vite ne misionet ndërkombëtare të Turqisë në NATO dhe OKB. Gjatë karrierës në shërbimet sekrete është kritikuar shpesh nga Izraeli për ndikimin ne raportet me Iranin. Ndërkohë që ka luajtur rol aktiv në bisedimet mes në Turqi mes Rusisë dhe Ukrainës për marrëveshjen e grurit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026