Gjykata Kushtetuese, SHBA dhe BE përshëndesin vendimin e KED

14 Dhjetor 2020 | 15:55

Dërgimi i listës me renditjen e kandidatëve për t’u emëruar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese nga KED, e ka përshëndetur ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim. Diplomatja amerikane thekson se, këtë javë do të kemi emërimin e një prej dy anëtarëve të Kushtetuese për ta bërë atë funksionale.

“Sot, KED plotësoi renditjen dhe ia dërgoi Parlamentit listën e kandidatëve të kualifikuar për Gjykatën Kushtetuese. Kjo do të thotë se Shqipëria do të ketë këtë javë një nga gjyqtarët e nevojshëm për të bërë Gjykatën Kushtetuese funksionale. Pasi Presidenti të përzgjedhë emrin e tij për gjyqtar, Gjykata Kushtetuese do të bëhet funksionale. Falënderime për të gjithë për veprimet urgjente”, shprehet znj. Kim.

“Shpresojmë që KED të punojë me të njëjtën procedurë urgjente për të plotësuar listën e kandidatëve për Presidenti dhe t’ia dërgojë sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që Shqipëria të ketë Gjykatë Kushtetuese deri më 31 dhjetor”, ka shtuar ambasadorja amerikane.

Vendimi i KED është përshëndetur dhe nga kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, i cili rekomandon që hapët të jenë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“Mirëpresim vendim e sotëm të KED mbi vlerësimin përfundimtar dhe renditjen për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për t’u emëruar nga Parlamenti. Tani është e rëndësishme që të vazhdohet me të njëjtën frymë dhe finalizimi i listës për anëtarët e tjerë që do të emërohen nga Presidenti.

… duke vijuar në një linjë me hyrjet e Komisionit të Venecias, është urgjente që të sigurohet pa vonesa të mëtejshme funksionalizimi i Kushtetueses, kusht kyç për çeljen e bisedimeve në Konferencën e parë Ndërqeveritare”, shprehet ambasadori Soreca.

 

Lexoni gjithashtu:

Gjykata Kushtetuese, KED pritet të miratojë emrat e kandidatëve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026