Protesta për Klodianin, familjarët dhe avokatët akuzojnë policinë për ndalime të paligjshme

14 Dhjetor 2020 | 16:19

Gjykata e Tiranës u blindua për ditën e dytë radhazi nga policia ndërsa rreth 50 të arrestuar priten të njihen me masën e sigurisë.

Familjarë të cilët qëndrojnë në ankth në pritje të fatit të të afërmve të tyre pretendojnë se policia i ka arrestuar me pa të drejtë.

“Padrejtësisht e kanë mbajtur. Të ma argumentojnë që e kanë marrë duke prishur apo duke thyer diçka. Le të ma faktojnë”, shprehet nëna e një prej të ndaluarve.

“Kam shkuar dhe në Durrës për t’i dërguar bukë. Më thanë ka gjyq të dielën por sot e hënë dhe akoma nuk di gjë. Nuk e di as ku është”, shprehet një prind.

Edhe avokatët që asistuan në seanca thonë se prokuroria që në shumicën e rasteve ka kërkuar arrest me burg, nuk ka paraqitur prova por vetëm raportet e shërbimit të punonjësve të policisë.

“Nuk kishte prova të mjaftueshme për asnjërin prej tyre. Deri tani e vetmja provë që qarkullon nëpër dosje është raporti i shërbimeve që bëjnë vetë punonjësit e policisë. Nuk ka foto nuk ka asgjë, nuk ka asnjë element që të hedhë dritë mbi ndonjë dyshim që ata kanë bërë kundërshtim të punonjësit të policisë siç është një prej akuzave.

Madje duket të themi që vetë manifestimi i paligjshëm nuk ka organizator dhe nuk pretendohet të ketë një organizator nga prokuroria. Nuk ka ndonjë vend të caktuar për organizimin e manifestimit siç e kemi parë është bërë në vende të ndryshme”, deklaroi Dorian Matlija, avokat.

Të dielën gjykata e Tiranës la në burg 3 persona, për 5 të tjerë vendosi arrest në shtëpi ndërsa për 9 shtetas u vendos detyrim paraqitje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026