Emir Tahiri: Revolta e të rinjve ndaj klasës politike po tentohet të manipulohet

14 Dhjetor 2020 | 17:57

Emir Tahiri, përfaqësues i lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” duke folur nga Stambolli për situatën e protestave në Shqipëri thotë se revolta qytetare ndaj klasës politike po përpiqet të manipulohet.

Sipas tij të rinjtë po protestojnë ndaj situatës politike dhe sociale në Shqipëri nisur nga ngjarja e fundit tragjike ku vra 25-vjeccari Klodian Rasha.

“Qytetarëve u është kufizuar e drejta e protestës. Është tentuar të manipulohet revolta e qytetarëve. Ka një insistim sikur e gjitha kjo revoltë nxitet nga një ose dy parti politike në opozitë. Ngjarja tragjike e vrasjes së Klodian Rashës nuk mund të izolohet si ngjarje individuale pasi ajo vjen për shkak të përkeqësimit të situatës politike dhe sociale në Shqipëri”, u shpreh Emir Tahiri.

Sipas përfaqësuesit të lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” rinjtë janë realisht të frustruar nga gjendja dhe realiteti politik në Shqipëri dhe sipas tij qytetarët ndihen të revoltuar jo vetëm me vrasjen por me kufizimin e drejtave të protestës dhe dhunimin e protestuesve.

Ai tregon se në shenjë solidaritet me atë që po ndodh sot në Shqipëri një grup të rinjsh kanë zhvilluar një protestë modeste në Stamboll.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026