Protestat për vrasjen e Klodian Rashës, psikologia: Nuk lejohet të dhunohen dhe t’u vihen prangat të miturve

14 Dhjetor 2020 | 18:39

Psikologia Valbona Treska tha për Euronews Albania se lidhur me praninë e të miturve në protestat e ditëve të fundit ka disa elementë që nuk duhen anashkaluar.

Ajo theksoi faktin se në bazë të kodit të drejtësisë penale nuk mund të ushtrohet dhunë dhe nuk lejohet t’i vihen pranga një të mituri.

“Nuk duhet ushtruar dhunë ndaj të miturve, është taksative, kodi i drejtësisë penale e thotë qartë këtë. Për sa kohë qa s’provohet se është i mitur duhet të konsiderohet i tillë derisa të identifikohet.

Nuk lejohet t’i vihen prangat të miturve, jo vetëm kodi i drejtësisë penale e thekson këtë, por gjithashtu është një element që e denigron fëmijën, aq më tepër në publik, por edhe ndikon negativisht gjendjen psikologjike të të miturit. Se di sa psikologë ka pasur nëpër komisariate, por ata duhet të jenë prezentë”, tha psikologia.

Sipas znj. Treska, agresiviteti i këtyre të miturve që u pa më së miri gjatë këtyre ditëve, është diçka që duhet të na shqetësojë, si një problematike e 30 viteve të fundit që është reflektuar në breza.

Ajo nënvijëzoi rëndësinë e trajnimit psikologjik për policinë, si një element shumë i rëndësishëm për këta njerëz të cilëve siç tha, u jepet një uniformë dhe një armë e shtetit në dorë dhe që ka munguar për vite me radhë.

“Kemi mbyllur dy ditë më parë një trajnim të psikologjik në polici dhe konstatohen një sërë problematikash, është viti i parë që bëhet trajnim i mirëfilltë psikologjik për ata persona që rekrutohen rishtas në polici.

Pyetja që shtrohet është a marrin asistencë psikologjike policët, a marrin mbështetje emocionale për traumat e pësuara?

Janë një mori problematikash që na çojnë këtu ku jemi”, tha psikologia.

Ndiqni debatin e plotë:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021