Blinken: SHBA-ja s’do ta lejojë Iranin të bëhet me armë bërthamore
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ritheksoi më 5 qershor qëndrimin e administratës së presidentit të SHBA-së, Joe Biden, se Irani është kërcënimi kryesor i Izraelit dhe nuk do të lejohet kurrë të ketë armë bërthamore në posedim.
“Nëse Irani refuzon rrugën e diplomacisë, atëherë, siç e ka bërë vazhdimisht të qartë presidenti Biden, të gjitha opsionet janë në tryezë për t’u siguruar që Irani të mos posedojë armë bërthamore”, tha Blinken në një fjalim para grupit lotues pro-izraelit, Komitetit Amerikano – Izraelit për Çështje Publike (AIPAC).
Në mars të këtij viti, SHBA-ja dhe Evropa kishin ngritur alarm duke thënë se Irani ka prodhuar një sasi të vogël uraniumi të pasuruar me 84 për qind pastërti. Ky nivel i pastërtisë është shumë afër përqindjes që kërkohet për të krijuar armë bërthamore (90 për qind).
Shtetet e Bashkuara dhe tre fuqitë kryesore të Evropës – Britania, Franca dhe Gjermania, të njohura si E3 – ishin përmbajtur në implementimin e një rezolute që dënon Iranin në takimin e bordit atë muaj, por e kishin bërë të qartë se mund të veprojnë ndryshe në një takim të ardhshëm.
Sipas marrëveshjes të vitit 2015 të Iranit me gjashtë fuqi botërore, Teherani ka reduktuar programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran