Blinken: Strategjia ruse, dështim total. Humbi influencën!
Sekretari amerikan i Shtetit bëri një seri kritikash ndaj Vladimir Putin në udhëtimin e tij në Finlandë.
Në një fjalim të mbushur me kritika ndaj presidentit rus, Antony Blinken deklaroi se pushtimi rus në Ukrainë ishte një dështim real, një agresion që bashkoi Perëndimin dhe dobësoi Rusinë.
“Sot, ajo që dua të vë në dukje është se lufta e Putin ndaj Ukrainës ka qenë një dështim strategjik, që ka reduktuar fuqinë e Rusisë, interesat dhe influencën e saj për vitet që do të vijnë”, tha Blinken.
Në fakt, menjëherë pas pushtimit Finlanda vendosi të bashkohej me NATO-n dhe kjo sipas Blinken, ka bërë që SHBA të kthejnë vëmendjen nga “kërcënimi” kinez, një vend që kërkon të ndërmjetësojë paqen në Ukrainë para se të jetë vonë.
“Rreziku që lufta të përshkallëzohet mbetet i madh. Aktualisht, përshkallëzimi është në zhvillim e sipër”, u shpreh Li Hui, përfaqësues i qeverisë kineze për Euroazinë.
Me t’u kthyer në Pekin, i dërguari i Kinës për Ukrainën i bëri thirrje qeverisë të mos dërgojë më armë në fushën e betejës, në mënyrë që të mbahen bisedimet për paqen. Megjithatë, ai nuk foli për progres në misionin e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump: Ja udhëzimi që kam lënë nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj meje
Hungaria i bashkohet Prokurorisë Publike Evropiane, hapet rruga për hetime mbi fondet e BE-së
SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë, prioritet diplomacia
- 18:23 Trump: Ja udhëzimi që kam lënë nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj meje
- 18:13 Hungaria i bashkohet Prokurorisë Publike Evropiane, hapet rruga për hetime mbi fondet e BE-së
- 17:57 SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë, prioritet diplomacia
- 17:56 Rama mesazh me foton e Flamingove për BE-në: Thanë se negociatat u bllokuan, puna e tyre janë llafet! Fjala jonë është puna
- 17:39 Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë
- 17:31 Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri