Milan vuan dëmtimet, kuqezinjtë pa katër lojtarë kryesorë në ndeshjen përballë Genoas

15 Dhjetor 2020 | 11:42

Pas barazimit në ndeshjen përballë Parmës që erdhi në minutat e fundit, Milani do të kërkojë të rikthehet te fitorja në ndeshjen përballë Genoas.  

Kundërshtari që kanë përballë nuk konsiderohet si i vështirë në letër por kuqezinjtë po hasin shumë problem me dëmtimet.

Trajneri Pioli nuk do ketë në dispozicion dy mbrojtësit e qendrës Kjaer dhe Gabbia, të dy të dëmtuar.

Problem ka edhe në repartin e mesit të fushës ku do mungojë Benacer dhe pritet që në vend të tij të aktivizohet i riu, Tonali.  

Një mungese e madhe do jetë edhe lideri i skuadrës Zllatan Ibrahimovic, i cili akoma nuk e ka lënë pas dëmtimin e pësuar në ndeshjen përballë Napolit.

Megjithatë kuqezinjtë nuk kërkojnë që të gjejnë justifikime.

Për momentin ndodhen në krye të klasifikimit dhe përballë skuadrës që ndodhet në vendin e parafundit të renditjes kërkojnë tre pikët për të qëndruar në krye për një tjetër javë.  

Objektivi i vërtetë i tyre vazhdon të mbetet zona Champions por tashmë në Milanelo fjala titull ka nisur të qarkullojë nën zë, u takon vetëm atyre që të vërtetojnë në fushën e lojës nëse kjo ëndërr mund të bëhet realitet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026