Plotësimi i Kushtetueses, “Ligjet” miratojnë kandidaturën e Altin Binajt
Komisioni i Ligjeve miratoi kandidaturën e Altin Binaj për anëtar në Gjykatën Kushtetuese.
Vendimi erdhi pasi Binaj doli në seancë dëgjimore para anëtarëve të Komisionit, ku bëri një prezantim të eksperiencës së tij profesionale, arsyet që e shtynë për të kandiduar, por edhe objektivat që ai synon të arrijë nëse do të votohet për të marrë pozicionin e anëtarit të Kushtetueses.
Pasi kaloi sot në Komisionin e Ligjeve, kandidatura e Binajt do të votohet në Kuvend ditën e enjte që do të jetë dhe seanca e fundit parlamentare për këtë vit.
Bashkimi Evropian dhe ambasadorët e huaj në Tiranë vazhdimisht kanë bërë thirrje që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale para fundit të këtij viti pasi mbetet një prej kushteve kryesore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Aktualisht në Gjykatën Kushtetuese janë anëtare vetëm katër zonjat, Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji, ndërkohë që pesë vendet e tjera mbeten vakante. Gjykatës Kushtetuese i duhen edhe dy emërime të reja për t’u bërë funksionale.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta