Rrëshen, ekzekutohet në rrugë i afërmi i Tonin Gjinit
Një 51-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Rrëshen të Mirditës. Viktimë ka mbetur Anton Keli është djali i hallës se Tonin (Armando) Gjinit i ekzekutuar në gusht të vitit të kaluar.
Ngjarja a ndodhur rreth orës 17:40, në qytet Rrëshen, ku 51-vjeçari është qëlluar me armë në rrugë. Fillimisht Anton Keli ka mbetur i plagosur dhe ka ndërruar jetë në spital.
51-vjeçari ka qene duke lëvizur me automjet, ka ndaluar në një market dhe teksa ka dalë është qëlluar nga autorët. Ka dyshime se ai ka qenë në vëzhgim dhe është ndjekur deri në momentin që është qëlluar.
Vrasjan e Anton Kelit është thuajse e njëjta skemë që është përdorur dhe për vrasjen e Armando Gjinit në gusht të viti të kaluar që gjithashtu u vra në momentin kur ndaloi para një marketi në Rrëshen.
Vrasja duket se ka lidhje me një seri ngjarjesh kriminale për trafik droge. Vetëm pak kohë më parë, Preng Gjini, vëllait të Tonin Gjinit, iu bë atentat me tritol.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta