Gjermania pret stërvitjen më të madhe të NATO-s në historinë e aleancës

7 Qershor 2023 | 19:05

Gjermania do të presë dislokimin më të madh të forcave ajrore të NATO-s mbi Evropë në historinë e aleancës.

Stërvitja Air Defender 23 është planifikuar të nisë të hënën. Ajo do të përfshijë 10.000 pjesëmarrës dhe 250 avionë nga 25 vende.

Stërvitjet janë krijuar për të simuluar një përgjigje ndaj një sulmi ndaj një vendi anëtar të NATO-s. SHBA do të dërgojë 100 avionë dhe 2000 personel për të marrë pjesë në stërvitje.

“Ne po tregojmë se territori i NATO-s është vija jonë e kuqe, se jemi të përgatitur të mbrojmë çdo centimetër të këtij territori”, tha gjeneral-lejtnant i Forcave Ajrore Gjermane. Por komandanti këmbënguli se stërvitja ishte krijuar për të dëshmuar një qëndrim “mbrojtës” ndaj Rusisë.

Ambasadorja e SHBA në Gjermani, tha se stërvitjet do të përbëjnë një shfaqje “mbresëlënëse” të forcës ndaj vendeve të tjera në botë. Ndërsa stërvitja është planifikuar për disa vite, pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022 e ka shtyrë NATO-n të përgatitet seriozisht për mundësinë e një sulmi në territorin e saj. Suedia, e cila shpreson të bashkohet me aleancën, dhe Japonia po marrin pjesë gjithashtu në stërvitje.

Zyrtarët parashikojnë se për shkak të stërvitjes do të ketë ndërprerje të vogla të fluturimeve civile .

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026